Is breaking records "Yes t'shoh divergence"?

Ka kaluar vetëm një dite nga lansimi i këngës më të re “Po t’shoh permas” nga hip hop grupi më i njohur shqiptar, Tingulli Trent. Si gjithmone është hip hop grupi shqiptar i udhehequr nga Geti që sjell risi në muzikën shqiptare, por kësaj here për dallim nga herët e kaluar bëhet fjale për thyerje të rekordeve në faqen më të famshme për video Youtube. Diku mbi 358.291 klikime ka arritur kënga të ketë për më pak se 24 orë nga lansimi, kjo është një rekord klikimesh në tregun e muzikës shqiptare. Te kontaktuar ArkivaShqip, menaxher për videot në Youtube theksojnë për portalin Spektri.info që: ” Klikimet janë të bllokuara nga ana e Youtube, dhe sipas statistikave tona, kënga do të kalojë mbi 400.000 klikime për një ditë, që padyshim është rekord për industrinë e muzikës shqitare”. Kjo është kënga e pare shqiptare që arrinë një numër kaq të madh klikimesh për një kohe tepër të shkurtë, gjë që deri më tani nuk e ka arritur asnjë këngë shqiptare. Milionat janë të sigurta, por vetëm pritet të shihet se a do te arrije për një javë te ketë 1 milion klikime!?